fbpx
Lajme

Migjen Kelmendi: Pa PDK-në nuk ka Kosovë, akoma nuk kemi nisur asgjë

Kandidati për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, Migjen Kelmendi, ka deklaruar se subjekti me të cilin garonte për të zënë ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK – nuk është humbësja e këtyre zgjedhjeve.

Kelmendi ka thënë përmes Facebook se kjo parti krijoi standard të paparë deri tani në Ballkan, duke përmendur këtu pranimin e rezultatit dy orë pas përfundimit të procesit zgjedhor të 6 tetorit, njofton Klan Kosova.

”Edhe në këto zgjedhje e pamë Demokracinë se si veproi. Në tanë fuqinë e saj. Praptoi pushtetet, caktoi protagonistat dhe krijoi mundësi për standarde të reja. Partia Demokratike nuk asht e humbuna e këtyne zgjedhjeve. Asht e shpëtuemja e zgjedhjeve. Arriti me i ruejt 170 mijë votat e veta dhe me e rritë numrin e tyne aprx. për 10 mijë”.

”PDK caktoi nji standard të ri në demokracinë ballkanike: pranoi rezultatin mbrenda dy orësh dhe doli në opozitë. Diçka e papame dhe e paperjetueme në Ballkan. PDK ka shumë nevojë për këtë frymemarrje, për me vazhdue thellimin e reformës, për hapjen e matejme ndaj kuadrove të reja, dhe për detajimin e programit të saj për zhvillimin e Kosovës”.

Publicisti i njohur Migjen Kelmendi shkroi gjithashtu edhe për atë se si nuk arriti të bëhet deputet.

”Personalisht, humba mundësinë që përmes Kuvendit të Kosovës me i shërbye publikut. U jam mirënjohes gjithë atyne që përmes votës më mbështetën dhe besojnë, ashtu si unë, te nji PDK dhe Kosovë që mundet me reformue veten dhe qeverisjen e këtij vendi. Ky qëllim i përbashkët ka me vazhdue me mbetë motivi im në angazhimin e ardhshëm politik”.

Këtë shkrim, ikona e muzikës rok, e përmbylli me një mesazh në të cilin shkruan”na hala s’ja kena nis!”, njofton Klan Kosova.

”Por…mu nuk më ka ba partia, e as kishin me m’ba edhe 30 mijë vota tjera…as ma të mirë, e as ma të ri (fatkeqësisht:)”

”I bindun se ka shumë hapsina e mundësi tjera me i shërbye publikut, se PDK mbetet forca politike pa të cilën s’un imagjinohet Kosova, se fuqia e saj ka me u pa edhe si lidere e opozitës, po ju them:….na hala s’ja kena nis!”

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close