Presidenti i SHBA-ve Donald Trump njofton se ka caktuar Kongresmenin e Teksasit John Ratcliffe të shërbejë si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare
Presidenti Trump, njoftoi emërimin e tij në mediat sociale në pasditen e së dielës, se Ratcliffe i cili më parë kishte qenë një pretendent i lartë për Prokurorin e Përgjithshëm, të caktohet në postin e Drejtorit të Intelingjencës Kombëtare të SHBA.
Trump shkruajti në rrjetin social se do të emërojë Kongresmenin e Teksasit John Ratcliffe (R-TX-4) për të zëvendësuar Dan Coats si Drejtorin e ardhshëm të Inteligjencës Kombëtare (DNI) pasi Coats të japë dorëheqjen në 15 gusht.
Pasi të konfirmohet, nga Senati, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare i cili shërben si këshilltar kryesor i presidentit për çështje të sigurisë kombëtare dhe është përgjegjës për mbikëqyrjen e komunitetit të inteligjencës amerikane, me një herë nisë nga puna e tij në Itelegjencën Kombëtare.
Duke njoftuar emërimin e Ratcliffe përmes Twitter, presidenti shkroi,
“Kam kënaqësinë të njoftoj se Kongresisti shumë i respektuar John Ratcliffe nga Teksasi do të emërohet nga unë për të qenë Drejtori i Inteligjencës Kombëtare”, ka shkruar Trump
Ratcliffe, një ish-Avokat i SHBA-së, 53-vjeçar, ka qenë një mbështetës i fortë i Presidentit Trump në të kaluarën. Ai ka shërbyer në Kongres që nga viti 2014 pasi ai e hodhi poshtë rolin e gjatë të kongresistit Ralph Hall, qysh në garën fillimore në partinë republikane.