Hasan Zeneli ishte mik dhe bashkëveprimtar me Heroin Zahir Pajaziti. Pavarësisht kësaj, Koha Ditore kishte shkruar për deklaratën e tij në procesin gjyqësor të tij e asaj kohe, të vitit 1997, deklaratë kjo e cila ishte treguar e lexuar nga ish i burgosuri politik z. Bislim Zogaj në emisionin interaktiv. Hasan Zeneli vazhdimisht ka kritikuar disa nga miqtë e afërm të Heroit Zahir Pajaziti, përfshirë Bislim Zogajn e Nait Hasanin, por edhe anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, por ai kishte deklaruar gjatë procesit të tij gjyqësor se ia kishte puthur dorën gjyqtares Danica Marinkoviq.
“Për me vlerësu a ka qenë shok i Zahirit dhe a ka qenë i nivelit të Zahir Pajazitit z. Hasan Zeneli, mi falni një minut apo dy” shtoi Bislim Zogaj.
Kjo është deklarata e lexuar nga Bislim Zogaj të cilën e kishte dhënë i akuzuari Hasan Zeneli para trupit gjykues ku kishte treguar bisedën e tij me Zahir Pajazitin.
“I akuzuari i dytë me radhë në seancën e djeshme gjyqësore Hasan Zeneli, pas pyetjes së Kryetarit të Trupit Gjykues nëse e di kush është Danica Marinkoviqi (Danica ka qenë gjyqtarja hetuese), deklarojë se për të kishte dëgjuar ka fundi i vitit 1996, nga i ndjeri Zahir Pajaziti. Kam vërejtur se diçka nuk ishte në rregull me Zahirin, ndërsa kur e kishte pyetur se çfarë nuk është në rregull ai kishte thënë se dëshiron ta vrasë gjyqtaren hetuese Danica Marinkoviqin. Hasan Zeneli thotë se ka thanë Zahir Pajaziti. Nuk më tregoi arsyejën se përse dëshiron ta vriste atë, tha Zeneli. Ishim para ndërtesës së Gjykatës së Qarkut kur ai drejtoi gishtin dhe tha “e sheh atë grua që po hypë shkallëve, ajo është Danica Marinkoviqi. Unë nuk e kisha parë mirë, tha i akuzuari Hasan Zeneli. Mirëpo kur më vonë më dërguan tek ajo, e edhe ajo pyeti nëse kisha dëgjuar për këtë, unë u ngrita në këmbë ja putha dorën dhe i tregova tërë rastin”.
Bislim Zogaj tregon se “do të thotë Hasan Zeneli ia ka puthë dorën Danica Marinkoviqit”. Kjo është deklaratë që e ka dhanë ai vet, Koha Ditore e ka dhanë, gazetari i Kohës Ditore. Në gjykatë në 1997. Do të thotë 8.11.1997. Mendoj që kjo deklaratë nuk do koment.
https://www.youtube.com/watch?v=igpLOd5LXrA video 53min