fbpx
Lajme

Mikullovci kujton 2 Korrikun 90’s duke thënë: Në atë kohë kemi qenë unik, tash jemi bërë pikë e pesë

Sot bëhen 28 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e 2 Korrikut.

Miratimi i kësaj deklarate ishte padyshim një akt me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar. Ky akt politiko-juridik ishte shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi në rrethanat e reja që po krijoheshin asokohe ndër shqiptarët dhe në gjithë rajonin e Ballkanit. 

E mes shumë delegatëve që morën pjesë në miratimin e Deklaratës Kushtetuese, ishte edhe Adem Mikullovci tash deputet  në Kuvendin e Kosovës.

Mikullovci ka folur per Indeksonline, ku ka kujtuar datën e 2 Korrikut 1999, duke thënë se ka qene një gjëst që s’duhet harruar kurrë por sipas tij fatkeqësisht edhe po harrohet si dhe nuk po respektohet.

“Në atë kohë kemi qenë unik ne edhe populli mirëpo, tash jemi bërë pikë e pesë .

Ishte kryengritja kundër Serbisë , këtë mundemi me thënë , mendoj që u mblodhën patriotet me të mirë, guximtarët, trimat  si dhe vajza, vendosen larg familjes  me shpall pavarësinë e Kosovës të përfundon qysh të përfundon. Ka qenë një gjest që s’duhet mu harru  por fatkeqësisht po harrohet dhe nuk po respektohet”, tha ai për Indeksonline.

Tutje ai tha se ne si popull kemi humbur dhe po vazhdojmë të humbasim shumë, duke theksuar humbjen e Çamërisë, Luginës etj.

“Ne si popull kemi marrë grushta herë pas herë ,e kemi humbur Çamërinë që është një grusht shumë i madh për popullin shqiptar . E humbën dhe nuk kemi mundur ta bashkojmë kurrë, gjithashtu kemi humbur edhe luginën e Preshevës, tash e kemi edhe rrezikun e Veriut të Mitrovicës . Nuk e di deri kur do të shkojë kjo punë kështu. Gjithmonë jemi në humbje”, tha ai.

Ndryshe, deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave e shpallën në Prishtinë 111 delegatët shqiptarë, po edhe të komuniteteve të tjera të Kuvendit të Kosovës./Indeksonline/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close