Milaim Zeka: Babai i Veton Surroit, Rexhai Surroi, ka vdekur në “aksident “ në Spanjë
Gazetari kosovar Milaim Zeka ka bërë një postim në Twitter si reagim pas rastit ku u arrestua një person që kishte kërcënuar se do t’i “djegte” fëmijët e deputetit Behgjet Pacolli.
Zeka ka akuzuar gazetën Bota Sot për një fotomontazh ku duket Pacolli në një jaht bashkë me Aleksandër Vuçiqin dhe Milan Radojiçiqin.
Por, ai po ashtu ka akuzuar edhe publicistin Veton Surroi duke e pyetur edhe se si e ka krijuar pasurinë e tij të madhe, transmeton Peirskopi.
Zeka ka përmendur një deklaratë të Surroit në të cilën ai thoshte se “në Kosovë ka edhe një listë ruse, e cila përfaqësohet nga Behgjet Pacolli”.
Po ashtu, ai i ka përmendur edhe babain e tij, Rexhai Surroin, i cili kishte qenë ambasador i Jugosllavisë (sic) gjatë kohës së Millosheviqit në tri vende të ndryshme të botës.
Statusi i plotë:
Femijet e Pacollit i ka kercenu Veton Surroi dhe Bota Sot
Nese nje publicist i njohur, siç eshte Veton Surroi, thote ne nje interviste televizive se “ne Kosove ka edhe nje liste ruse, e cila perfaqesohet nga Behgjet Pacolli”, nese gazeta “Bota Sot” nxjerre foto te rrejshme gjoja te takimit mes Vuçiqit dhe Pacollit, ne jahtin e tij privat, pse te mos qohet nje i mjere, i frustruar, e te te kercenoje ty dhe familjen?!!!
Veton Surroi ashte mire me na tregu per te kaluaren e tije, dhe te familjes se tij. Babai i tij, Rexhai Surroi, ka vdekur ne “akcident “ ne Spanje, me 22 dhjetor, 1988. Imagjino, ambasador ne kohen e Millosheviçit, edhe ate ne Honduras, Meksike, dhe ne fund ne Spanje…!
Ditet ne vazhdim do te shkruajme edhe per menyren se si raportoi shtypi i asaj kohe ne Spanje, rreth kesaj “vrasje”?!
Veton Surroi flet bajagi shpesh edhe per punen e fashizmit, ku hiqe nuk lodhet me i krahasu udheheqesit e luftes te UÇK-se me ata te Hitlerit. Mire ashte me i tregu opinionit Vetoni per dy gjera: -Prej nga e beri gjithe kete pasuri, dhe cilat jane lidhjet e tija familjare me ushtrine fashiste te Hitlerit ne Kosove?!!! /periskopi/