Epilogu

Milaim Zeka e Fisnik Ismaili gati sa s’rrihen në mbledhjen e Komisionit për Media

Deputetët Milaim Zeka dhe Fisnik Ismaili janë përplasur sot në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. Burimet e Gazetës Express brenda Komisionit thonë se të pranishmit tjerë në mbledhje nuk kanë lejuar ndonjë konflikt fizik mes tyre.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media është planifikuar të shqyrtohet Projektligji për Prishtinën si dhe nisma legjislative për hartimin e Projektligjit për Radiotelevizionin e Kosovës. Pikërisht këtë dy ligje kanë qenë shkak i përplasjeve mes deputetit Zeka dhe deputetit Ismaili.

Burimet brenda komisionit i kanë thënë Expressit se Zeka e ka quajtur “lopë” Ismailin, ndërsa ky i fundit ka reaguar.

Më tej, deputetët janë ngritur, por pjesëmarrësit tjerë në mbledhje i kanë ndalur ata, duke evituar rrahjen mes tyre në mbledhjen e Komisionit për Media.

Deputeti Zeka përplasje, që përfundoi me sulm fizik, pati edhe me deputetin tjetër të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqin, javë më parë në një studio televizive.

Exit mobile version