Epilogu

Milaim Zeka: Faik Imeri e ka nxjerr nga Kosova Nazim Bllacën me pasaportë serbe

Gazetari Milaim Zeka, ka publikuar në mediumin e tij “Pa Rrotlla”, dëshmi interesante sa i përket përgjimeve të fundit, ku shërbimi sekret serb përfshihet direkt në montimin e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së.

“Faik Imeri e ka pas të vetmin qellim që të krijoi vëllavrasje që pastaj të akuzohen të arrestuarit në Hagë. Të dalin njerëzit të flasin se kujt ju kërkuan një milion dhe dy milion euro dhe kujt ia kane marrë gjoja për t’ia rrëzuar aktakuzën nga prokuroria speciale”, ka treguar Milaim Zeka.

Ai po ashtu e ndërlidhë Faik Imerin me agjentin e shërbimit sekret serb, Nazim Bllacën.

“Ka 1 milion fakte e 1 milion dëshmi se si Faik Imeri ka ardhë me pasaportë, një ditë pas lirimit të Nazim Bllacës në Kosovë dhe e ka nxjerr Nazim Bllacën nga Kosova me pasaportë serbe, ka po ashtu dëshmi se si ai ka tentu dhe ka kontaktu njerëz për t’u futur në burgun e Dubravës për ta nxjerr nga andej Nazim Bllaca. Ka 1 milion dëshmi e 1 milion dëshmitarë. Koka e gjarprit dhe koka e pistë është Faik Imeri i cili jeton në Bruksel”, ka thënë ndër të tjerash Milaim Zeka.

https://www.facebook.com/parrotllaofficial/videos/347223494299627

Exit mobile version