Ish-deputeti Milaim Zeka ka reaguar ndaj Gani Gecit të LDK-së që tha sot se Vetëvendosja dhe PDK-ja janë parti që rrjedhin nga LPK-ja, raporton Gazeta Express
Zeka ka shkruar në Facebook se LDK-ja është e regjistruar si parti në Beograd, e se ka rrjedhur direkt nga Lidhje e Komunistëve të Jugosllavisë.
“LDK është pjelle direkte e Lidhjes te Komunisteve te Jugosllavisë. E regjistrume midis Beogradit. Prej te parit, e deri tek i mrami themelues te LDK se, kane qene komunist te shokut Tito. Nëse atyre nuk ju vjen marre për ketë orientim, pse me ju ardhe marre djemve dhe vajza e te LPK-se qe kane qene te orientuat kah shoku Enver”, ka shkruar Zeka në Facebook.