Gazetari Milaim Zeka në një emision në ATV ka thënë se “Do të ishte marrja e zotit nese Mitrovica s’e e voton Bedri Hamzën, dhe po të isha si Kryeministri Kurti menjëherë i kisha ba ofertë për ta bërë Ministër të Ekonomisë dhe Financave”.
Gazetari Zeka më tutje ka theksuar se “krahasoje ti Agim Bahtirin me Bedri Hamzën, dhe sipas Zekës Bedri Hamza “tana t’mirat i ka, as s’ka qenë hajn e as s’ka qenë abuzues”.
Milaim Zeka gjatë debatit ka thënë se “unë personalisht as nuk flas me Ramiz Lladrovcin, por ai është figura kryesore që e meriton të jetë Kryetar i Drenasit”. Sipas gazetarit duhet të votohet individi dhe jo partia në zgjedhjet lokale.
VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=t9Ckpi7ZLTM