Epilogu

Milaim Zeka: Një shqiptaro-amerikan e ka rrahur Haki Abazin sepse Hakiu ka vjedhur

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi, dyshohet se është përfshirë në një skandal që kapë vlerën e rreth një milion eurove.

Në seancën e sotme të mbajtur kundër Jeta Xharrës dhe Dajana Berishës për padinë që i lidhë rreth një konteksti me Fondacionin “Shtëpia e Shoqërisë Civile SHC”, mori pjesë edhe Haki Abazi. Ai është përmendur në dosjen e padisë si drejtues i Fondacionit Rockerfeller Brothers Fund për Ballkanin Perëndimor, shkruan Insajderi.

Por kjo nuk është e parë që ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë Kurti punoi kundërligjshëm. Ai njihet edhe për aferën e financimit të kundërligjshëm nga Partisë FER(Fryma e Re). Organizata “Çohu” vite më parë kishte dorëzuar kallëzimin penal ku thuhej se me urdhër të Abazit, FER-it i janë dhënë fonde nga OJQ FIQ.

Në sqarimin e kallëzimit penal, thuhet se Albulena Sadiku, drejtoreshë e OJQ-së INPO, kishte pranuar fonde nga Rockerfeller Brothers Fund, me kushtëzim që këto fonde të kalojnë tek FER. Kjo ishte bërë nën direktivën dhe urdhërat e Haki Abazit i cili ishte themelues i organizatës FIQ.

FER atëbotë sipas kallëzimit penal të Çohu dorëzuar Prokurorisë Speciale të Kosovës, kishte marrë fonde edhe nëpërmjet Institutit GAP, KIPRED, të gjitha këto fonde nga Rockfeller Brothers Fund.

Në kohën kur ishte dorëzuar ky kallëzim penal nga Organizata Çohu, udhëheqës i saj ishte Avni Zogiani, tash anëtar në VV dhe ish-zëvendësministër i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti.

Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë ndonjë prononcim nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me skandalin e publikuar sot të Abazit mirëpo zyrtare të kësaj partie kanë deklaruar se nuk janë të informuar.

Exit mobile version