Zeka në emisionin “Republika” në TribunaChannel ka thënë se asnjë nga këto akuza që i janë bërë nuk janë të vërteta, por ka pohuar se ka qasje në arkivat e UDB-së.
Këtë qasje ai ka thënë se e ka falë nënshtetësisë evropiane që e ka dhe nga qasja në këto arkiva ka mësuar gjëra që mund ta trondisin këdo në Kosovë.
“Ekziston arkiva më e saktë, arkiva më e sigurt, arkiva më faktike e UDB-së në Lubjanë, që unë duke shfrytëzu mundësinë e të qenurit nënshtetas evropian, me pasaport evropiane, e kam kriju qasjen në arkivat e UDB-së në Lubjanë dhe në Kroaci”, ka thënë Zeka në “Republika”. /Tribuna/
VIDEO: https://www.youtube.com/watch?time_continue=49&v=Fbe1Bp5Ftno&feature=emb_title