fbpx
Lajme

Milaim Zeka: Sipas EULEX Lumezi ka qenë i përfshirë në organizimin e vrasjes së një prokurori special

Shkruan: Milaim Zeka

Dy thanje te Lumezit per LumezinAleksander Lumezi, kryeprokuror, deklaroi dje se sektori te cilin ai e mbulon, “ka hetuar edhe peshqi te medhenje”, por, sipas tije, “fajin na e paskan gjyqetaret”!E para, kryepeshku i krimit ne Kosove, i shenderruar ne peshkaqen, eshte vet Aleksander Lumezi. Ai, sipas deshmive dhe informacioneve te Eulexit, ka qene i pershire”deri ne organizimin e vrasjes te Nazmi Mustafit, ish prokuror special, te cilin me vone e burgosi dhe e degradoi”!

Ka qene i perfshire ne fillimin e hetimeve, dhe ngritjen e aktakuzave per shume kundershtar te tije politik dhe biznesor, te atije grupi qe ai ka perfaqesuar, dhe perfaqeson.Lumezi eshte i perfshire ne afera te renda kriminale dhe korruptive, siq eshte rasti me “Halitin e Spanjes”, me te cilin, sipas pergjimeve telefonike, jo vetem se ka ndikuar direkt ne raste te ndryshme, “por edhe eshte takuar me te ne Shqiperi dhe ka pranuar shuma marramendese te parave, per rastin e makinave…”!

Lumezi, bashke me Vehbi Kajtazin, kane zhvilluar nje fushate te eger ndaje Prokurorit Hamiti, vetem per ta demtuar imazhin e tije, dhe per ta penguar ate qe te zgjidhet kryeprokuror!Ne dioptrine e ketyre dy te paftyreve dhe te zhytureve ne krim te organizuar deri ne fyt, edhe une jam kriminel. Edhe une jam takuar me Lumezin ne Tifany restoran, pas ngritjes dhe kurdisjes te akuzes ndaje meje. Çfare te keqe ka nese zoti Hamiti na qenka takuar me Shaban Kilajn?

Po Lumezi a nuk eshte mik i ngushte me njereze nga Mitrovica, te cilet jane te akuzuar per 100 afera te ndryshme?!!!Tani qe Lumezi do ike, epoka e tije do te perfundoje ne kazanin e zorres te trashe te Beogradit. Gryka e thesit do te hapet.

Njerezit do ta fusin nje boqe mbrapa dhe do te fillojne e te flasin. Do te flas edhe Gjykata Speciale. Vershimet e ujit te pist lumezian do te largohen. Ne llymin e ketije krimi, do te shperfaqen shume gjera trishtuese e te dhimbeshme per drejtesine…!!!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close