fbpx
Lajme

Miliarderi shqiptar sqarohet përfundimisht nëse do të garojë për kryeministër të Maqedonisë Veriore

Njëri prej njerëzve më të pasur në trojet shqiptare, Lazim Destani ka sqaruar raportimet se ai do të jetë kandidat për kryeministër të Maqedonisë Veriore.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka sqaruar se, krahas biznesit, do të mbetet i përkushtuar në sferën e filantropisë si dhe tek aktivitetet e mia në strukturat drejtuese të diasporës sonë

“Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të gjitha subjekteve garuese jua përcjell urimet e mia për fushatë dinjitoze dhe zgjedhje korrekte e demokratike.

Me këtë rast, meqenëse ditët e fundit në media po përmendet emri im si kandidat për pozitën e Kryeministrit, dua të sqaroj gjithë opinionin se ashtu siç kam deklaruar edhe në të kaluarën, krahas biznesit unë mbetem i përkushtuar në sferën e filantropisë si dhe tek aktivitetet e mia në strukturat drejtuese të diasporës sonë. Angazhimi në jetën politike nuk ka qenë dhe nuk është në planet dhe ambicjet e mia. Kontributi im mbetet në sferën e zhvillimit ekonomik përmes sipërmarrjeve në biznes ashtu siç kam bërë gjatë gjithë karrierës sime.

Uroj nga këto zgjedhje të dalë një qeveri që t’i shërbejë më së miri vendit dhe gjithë qytetarëve.

Të gjitha bizneset dhe pasuria disa miliardëshe, e vënë në 25 vjet

Lazim Destani është biznesmeni i suksesshëm me prejardhje nga Malësia e Sharrit të Tetovës. Ai dhe familja e tij drejtojnë një rrjet ndërkombëtar biznesesh, që veprojnë në sektorin e shërbimeve, inxhinierisë dhe ndërtimit, energjetikës e logjistikës, me mbi tridhjetë ndërmarrje aktive në tregun global që shtrihen në Gjermani, SHBA, Zvicër, Dubai, Turqi, Maqedoni, Liban, Kuvajt, Rusi, Mongoli dhe Kinë.

Për t’u veçuar është njëra nga kompanitë e familjes, e cila për më shumë se një dekadë, është kontraktori kryesor në mega projekte për shërbime teknike, logjistike, infrastrukturë të përkohshme dhe permanente e kështu me radhë të organizatave të ndryshme ndërkombëtare, “Ecolog-International”. Në të gjitha bizneset punësohen mijëra punëtorë, nga mbi 25 nacionalitete të ndryshme. Lazim Destani nuk është vetëm një biznesmen i suksesshëm, por gjithashtu edhe një filantrop i vërtetë, i cili beson se gjithsecili ka përgjegjësi personale për të kontribuar në zgjidhjen e çështjeve sociale.

Ai, që në fillimet e karrierës së tij të biznesit, 25 vite më parë, u erdhi në ndihmë personave në nevojë dhe çdo vit ka ndarë një pjesë të fitimeve të bizneseve të tij për qëllime bamirësie, mbështetje të projekteve kulturore dhe të arsimit, si dhe atyre të ambientit. Destani, po ashtu është njëri prej aksionerëve kryesor në gazetën “Zëri i Kosovës” së bashku me biznesmenin Remzi Ejupi. Familja Destani po ashtu ka në pronësi edhe klubin futbollistik “Shkëndija” nga Tetova, shkruan ‘panorama plus’.

Duke qenë se imazh të familjes kanë babanë, Lazimin, në fund të vitit 2017-të, Universiteti Shtetëror i Tetovës i dha atij titullin “Doctor Honoris Causa”, i njohur si pronari i kompanisë “Ecolog”. Sipas një faqeje amerikane jozyrtare “Zoominfo”, pasuria e familjes Destani llogaritet nga 1 miliard deri 5 miliardë dollarë amerikanë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close