Epilogu

Militanti besnik i Kurtit: Pas Aidës duhet të ikin edhe disa oportunistë

Edhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nol Nushi ka reaguar pas situatës së krijuar përbrenda kësaj partie.

Ai ka shpërndarë njoftimin e Deputetes së Vetëvendosjes, Aida Dërgutit ku ajo njoftoi për dorëheqjen e saj nga pozitat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në mbishkrim, Nushi fton edhe të tjerë “dezertor” që të ikin larg nga Lëvizja.

Ai ka thënë se ndihet i turpëruar nga ata që e linçuan Aidën.

“Aida e bëri hapin.

Tash disa duhet ta bëjnë vrapin e të ikin larg. Shumë larg.

Turpërohem nga linçuesit, fashistet, seksistët, oportunistet e krejt “istet e tjerë qe s’lanë gjë pa i thënë Aides e të tjerëve.

Hallall Aidë e turp për korin linçues.”, përfundon statusin Nushi.

Ndryshe ditë më parë është publikuar një pjesë e shkurtër e  bisedës në Viber te Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ku nënkryetarja e kësaj lëvizje, Aida Dërguti, ofendon rëndë themeluesin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

E tërë kjo situatë ka nxitur përçarje brenda partisë, duke ndarë anëtarët e saj në dy blloqe.

Exit mobile version