fbpx
Lajme

Militanti i cili e provokoi situatën, ishte polic i cili provoi të bëjë vetëvrasje shkaku i lojërave të fatit, ai s’është as qytetar i Skënderajt

Duket se gjithçka ishte e përgatitur. Albin Kurti i cili ka jashtëzakonisht pak mbështetje në Skenderaj, shkoi për të provokuar dhe për tu viktimizuar.

Në një tubim ku vetëm 25 qytetarë ishin nga qyteti i Skënderajt dhe të gjithë të tjerët ishin militantë të Kurtit që vinin nga qytetet e tjera të Kosovës, synohej të provokohej situata e pastaj të eskalonte deri në dhunë.

Rënia në sondazhe i dërgoi në një orkestrim të tillë.

Njeriu kryesor i cili provokoi situatën ishte Nehat Ahmeti i cili nuk është qytetar i Skënderajt.

Ai është babai i resë së Faruk Mujkës, zyrtarit të lartë të LVV-së i cili dikur ishte pjesë e partisë së Mira Markoviqit, gruas së Millosheviqit. Pra, ishte në JUL.

Burimet tona kanë treguar se më herët Nehat Ahmeti ishte pjesëtar i policisë së Kosovës, por që ishte larguar sepse kishte provuar të bëjë vetëvrasje shkaku i borxheve dhe varësisë nga lojërat e fatit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close