Lajme
Militanti i Kurtit nuk e përmend Serbinë, thotë se Drenica dhe Gllogjani kanë kryer krime në Kosovë

Militantët e Vetëvendosjes njihen për gjuhën e tyre të ashpër në drejtim të personaliteteve të cilët e udhëhoqën luftën e fundit në Kosovë.
Njerëzit dhe militantët e Kurtit vazhdimisht kanë fyer dhe mallkuar veteranët e UÇK-së, nënat e dëshmorëve dhe invalidët e UÇK-së.
Së fundmi, një anëtar dhe militant i LVV-së, me emrin Ukë Lajçi, ka skandalizuar me opinionin e tij.
Në fakt ajo që ai ka shkruar nuk është opinion, por akuzë dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj Kosovës.
Sipas tij, Gllogjani dhe Drenica kanë kryer krime në Kosovë. Ai askund nuk e përmend Serbinë, por gishtin e drejton në dy vende të cilat kanë dhënë më së shumti për lirinë e Kosovës.
