Nuk është rastësi sepse tani këso mallkimesh jemi mësuar të shohim në baza të përditshme. Militantët e VV-së kanë fyer e poshtruar familjet e dëshmorëve, invalidët e UÇK-së, veteranët e të moshuarit që ishin të mbijetuar të masakrave në Kosovë. Për të gjitha këto kanë raportuar mediat dhe të gjithë e kanë një emërues të përbashkët, simpatinë për Albin Kurtin.
Së fundmi, një militant i Vetëvendosjes i cili e quan babë Albin Kurtin, ka zgjedhur ta fyej njërin prej luftëtarëve më të mëdhenj, Salih Mustafën i njohur ndryshe si Cali.
Salih Mustafa ishte dënuar nga shkalla e parë me 26 vjet burg për një vrasje që as nuk e ka urdhëruar e as nuk e ka kryer. Ai është dënuar 17 vjet më shumë se Shainoviç, bashkë-përgjegjësi për 13 mijë e 535 vrasje dhe 20 mijë dhunime.
Por, militanti i Albin Kurtit i ka kërkuar Gjykatës së Shkallës së Dytë, pra Apelit, që t’ia rris dënimin në 40 vjet burg dhe ta izoloi në një kopsht zoologjik.
Ndryshe nga militanti i Kurtit, ka menduar hulumtuesja e Tribunalit të Hagës, profesoreshë në Universitetin e Amsterdamit, Nevenka Tromp.
“Gjykimi në rastin e Salih Mustëfës ishte absolutisht një shembull i rëndësishëm se si gjërat mund të shkojnë gabim dhe se si gjykatësit mund të bëjnë gabime. Fillimisht duke dhënë një dënim kaq të madh, 26 vjet për disa ditë luftë dhe për krime të cilat kur i lexoj gjykimet nuk jam e bindur se si Salih Mustafa ka mundur që të ketë përgjegjësi. Për shembull për një viktimë që është braktisur në një kompleks ku bashkëpunëtorët shqiptarë janë mbajtur dhe është braktisur dhe vrarë nga një plumb serb, nga forcat serbe dhe megjithatë gjykatësit thonë, ‘në rregull, serbët e kanë vrarë por Salih Mustafa është përgjegjës për vrasjen’. Këto janë gjërat për të cilat ju gazetarët e Kosovës, komuniteti i intelektualëve të Kosovës duhet të reagoni, dhe jo të prisni për gjykimin e dytë, për gjykimin final në shkallën e dytë, në Gjykatën e Apelit, por ju duhet ta ngritni zërin dhe të tregoni se çfarë vërtetë ka ndodhur, se ki ndodhur. Nuk mund të lejoni që gjykatësit dhe avokatët ta shkruajnë historinë tuaj”, përfundoi Nevenka Tromp.