Millosh Nikoloqin e vrau Zahir Pajaziti, babën e tij nëna e Mentor Llugaliut e quante “Aga Dragç” ku vdekjet dhe dasmat i kanë pritë bashkë

Aktivisti i LVV-së, Mentor Llugaliu, në stilin e ish-senatorit zviceran Dick Marty, sot është tallur me ish-presidentin Hashim Thaçi.
Dick Marty përmes skenarit serbo-rus e nxori në skenë të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë” për t’i paraqitur shqiptarët si monstruma të cilët janë në gjendje t’i shesin edhe organet e kundërshtarëve.
E gjithë kjo në fund rezultoi e pavërtetë, ashtu siç dihej në fillim. Inteligjenca serbe përgatiti në fund planin për të ekzekutuar Dick Martyn dhe për të fajësuar Thaçin. Planin fatmirësisht e zbuloi shërbimi sekret zviceran.
Tutje Llugaliu gënjeu publikisht duke thënë se Thaçi po gjykohet për vrasjen e shqiptarëve dhe jo të serbëve. Nëse hyni në webfaqen e Gjykatës Speciale mund të vërtetohet se Thaçi po akuzohet për vrasjen e mbi 50 serbëve dhe emrat e tyre tanimë janë publike nga vetë Gjykata Speciale.
Por pse Mentor Llugaliu ka urrejtje patologjike ndaj figurave qendrore të UÇK-së?
Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Avni Ajeti, në një koment ka thënë se nuk dihet djali i kujt është Mentor Llugaliu sepse e kishte fqinj të parë Dragç Nikoloqin, babën e Millosh Nikoliqit të cilin e vrau Zahir Pajaziti.
Millosh Nikoliqi ishte polic i Serbisë i cili në formën më barbare i torturoi shqiptarët deri në vrasjen e tij nga heroi Zahir Pajaziti.
Babai i Millosh Nikoliqit ishte Dragç Nikoloqi.
Shumë qytetarë nga Podujeva kanë treguar se shtëpia e Mentor Llugaliut dhe Dragç Nikoloqit ishte rreth 30 metra dhe s’kishte as muri që i ndante këto dy shtëpi.
“Familja e Mentor Llugaliut dhe Dragç Nikoloqit kanë pritë të pame dhe dasma bashkë. Nëna dhe motrat e Mentor Llugaliut e kanë thirrë aga Dragç, famëkeqin Dragç Nikoloqi. Madje, nëna e Mentor Llugaliut ia ka puthë dorën Dragç Nikoloqit”, ka thënë një qytetar nga Podujeva i cili vjen prej njërës prej familjeve më heroike të Llapit. Ai tutje thotë është në gjendje vetë i 100 të dëshmoi para cilësdo gjykate në lidhje me këtë temë.
Ditëve në vijim do të shfaqim fakte të pakontestueshme ku dëshmohet se pse Mentor Llugaliu ka urrejtje patologjike ndaj UÇK-së dhe nga buron entuziazmi i tij për të diskredituar UÇK-në.
