Epilogu

Milo: Shkoj çdo vit në Beograd, ka fotografi në mes të qytetit ku Thaçi e Veseli quhen kriminelë

Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për një fushatë sistematike disavjeçare nga Serbia për të penalizuar drejtuesit e UÇK-së.

Milo i cili prej 15 vitesh viziton rregullisht Beogradin ka parë vetë se fotot e Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit dhe ish-komandatëve e drejtuesve të UÇK-së para organit të akuzës në mes të qytetit dhe njerëzve u thuhet ‘’ja kriminelët’’.

Sipas tij, kjo ndikon në opinion pasi Beogradi veç banorëve ka dhe shumë vizitorë. Për më tepër Milo thekson se ato foto ka 7 vite që i sheh dhe kjo ka të bëjë me fushatën e Serbisë e cila është e njëjtë si me atë për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

”Shkoj çdo vit në Beograd, të paktën 15 vitet e fundit, zakonisht në tetor. Dhe shoh. Në mes të Beogradit, para një institucioni qendror shtetëror, fotot e Thaçit, Haradinajt, Veselit, Limajt, Agim Çekut. Dhe thotë ja kriminelët. Dhe apelacioni nga më akuzueset. Të duket e rastit se ata 7 vjet rresht, dhe po këta thirren. Nuk është rastësi atje.

Të jesh i sigurt që në çdo institucion ndërkombëtar, ka një fushatë nga Beogradi, siç ka një çnjohje për pavarësinë e Kosovës, ka fushatë sistematike për të penalizuar drejtuesit e UÇK-së.”- tha Milo.

Exit mobile version