fbpx
Rozë

 Milot Hasangjekaj, ndër artistet me të kërkuar në diasporë

MILOT HASANGJEKAJ është reper i njohur që një kohë të gjatë, e kjo falë punës me grupin ‘Etnon’.

Milot Hasangjekaj jeton në Prishtinë dhe punon në studion “Blackfish” të kolegut të tij njëherësh dhe antarin tjetër të grupit Etnon, Genc Prelvukaj .  Ai gjithmonë  ka bashkëpunuar me Gencin si grup, mirëpo tani ata punojnë edhe si solo artistë me projektet e tyre individuale.

Miloti që në moshën 15 vjeçare është i lidhur me muzikën dhe tani shumë gjëra lidhur me këtë profesion përpos përformimit mund t’i realizoj, si tekstet e këngëve, kompozimet e tyre etj, SHKRUAN GAZETA EPILOGU

Përveç këtij profesioni Miloti ka studiuar dhe për Sociologji, ku përveç muzikës ka zgjedhur të ketë dhe një profesion të dytë.  Për të gjithë ata që nuk e dinë, Miloti tashmë është i martuar me Marigonën – Marigona Kurshumliu dhe të dy janë prindër të dy fëmijëve, Janit  5 vjeç dhe Rebekës  5 muajsh.

Përveç angazhimeve muzikore Miloti bashkë me Gencin janë të angazhuar tepër dhe me festivale dhe paraqitje skenike në Kosovë dhe Shqipëri si dhe koncerte gjithandej në Europe dhe USA, atje ku jetojnë shqiptarët. Përformanca e tyre veçohet me këngën “Albanian” këngë e cila e identifikon kulturën dhe traditat shqiptare si dhe njëkohësisht është hiti më i madh i grupit ‘Etnon’.

Reperi në fjalë nuk ndalet me prurje te reja muzikore, sepse tashmë ka menduar për shumë projekte të reja, e qe mes tjerash, njëra ndër to pritet të lëshohet brenda muajit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close