fbpx
Lajme

Milovan Drecun: Kemi intervistuar 460 dëshmitarë në Serbi për Gjykatën Speciale

Këshilli për Kosovën në Kuvendin e Serbisë kishte themeluar Grupin e Punës dhe ai menjëherë kishte vënë kontaktet me Gjykatën Speciale dhe kishte filluar bashkëpunimin me prokurorin special të asaj kohe David Schwendiman.

“Është krijuar baza unike e shënimeve për të gjitha njohuritë për krimet në Kosovë nga ana e UÇK-së dhe ato i janë dorëzuar prokurorit. Kemi bërë pasqyrën komplete të krimeve. Pastaj jemi fokusuar edhe në zinxhirin komandues, ia kemi dhënë edhe strukturën organizative të UÇK-së për t’u dëshmuar hierarkia”, citon N1 të ketë thënë Milovan Drecun, kryetar i Këshillit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë.

Sipas tij, Grupi i Punës ka prezantuar edhe dëshmitë për disa raste të krimeve dhe se në Serbi janë marrë në pyetje më shumë se 460 dëshmitarë potencialë për Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë, transmeton koha.net.

Milovan Drecun – kryetar i të ashtuquajturit Komisionit Parlamentar të Serbisë për Kosovën – njihet për deklaratat e shpeshta shoviniste ndaj Kosovës. Por, kush është në të vërtetë ai?

Indeksonline ka siguruar një dokument konfidencial të ish-Ushtrisë serbe të vitit 1998, si dhe një fotografi të Drecunit të vitit 1999, në Gorozhup, ku ai pozon bashkë me forcat paramilitare serbe të cilat në Kosovë bënë krime makabre.

Në dokument thuhet se Milovan Drecun, i cili gjatë viteve 1998-99 kryente kinse punën e gazetarit të televizionit publik serb, RTS, ka marrë pjesë në rrahjen me mjete të forta të shqiptarëve që ishin zënë në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Në grupin e të zënëve ka qenë Enver Berisha nga Peja dhe Nevruz Rama nga Gjakova, të cilët kanë dëshmuar që Drecuni i ka rrahur bashkë me forcat serbe. /indeksonline/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close