Epilogu

Mimoza Kusari e humbi betejën për Fadil Hoxhën, i dështoi plani për ngritjen e shtatores së tij

Viti 2017: Komuna e Gjakovës kishte hapur konkurs për ndërtimin e përmendores së ish-liderit komunist, Fadil Hoxha, ndërsa kryetarja e kësaj komune, Mimoza Kusari, kishte konfirmuar se shtatorja të ndërtohej.

Ndërtimi i përmendores së ish-liderit komunist të Kosovës ngjalli reagime të shumta për shkak figurës së tij në histori, megjithatë, Kusari deklaroi se kjo përmendore do të ndërtohej në Gjakovë, duke thënë se përbën vlera historike.

Por, siç bën të ditur, Artan Nimani, asamblisti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, asambleja Komunale e Gjakovës ka hedhur poshtë vendimin për ndërtimin e shtatores.

Ky ishteshkrimi i asamblistit atë kohë:

Përfundimisht Gjakova voton kunder shtatores se Shokut Fadil Hoxha

Sot këshilltaret e KK të Gjakovës mbeshteten propozimin tim dhe e revokuam vendimin e mëhershem….

Gjakova i bashkohet botese që Komunizmin e vlerson si regjim kriminal

Urime Gjakovë Europiane!

Exit mobile version