Epilogu

Ministri italian Guliano: Është e kotë të kërkohet për Zotat e Greqisë, në gjuhën shqipe këta janë të qartë

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, i nderuari San Guliano, bën një përshkrim se si arriti nga bregu i detit në Shkodër, qyteti kryesor, hipur mbi kalë, nëpër fusha, moçale, ferrishte e baltë, mbi një rrugë të verbër, ndërsa gjatë rrugës së tij në njërin krah kalonte i bukuri lum pengues dhe i pavozitshëm, i cili me pak shpenzime, mund të bëhet që nëpër të të kalojnë nga qyteti në det vapore prej më se tre mijë tonelatash.

E pamundur! Në zemër të Europës të ndodhet një shkretëtirë e këtij lloji, por ja një fakt. Në të vërtetë, kjo rrjedhë ngaqë ky vend ka posibilitete përparimi më të mëdha se çdo shtet tjetër i Ballkanit, që Europa e ka parë të arsyeshme ta bëjë këtë vend mizerabël e të shkretë. Ky vend zë pozitën gjeografike më të mirë në Europë; është çelësi i tregtisë së Ballkanit dhe porta e kalimit për në Orient. Me gjithë këtë sot nuk ka as një udhë hekuri që t’i përshkojë Ballkanet nga Adriatiku që ajo të jetë një vijim i linjës austriake.

Kur Princ Vidi dhe përfaqësuesit e gjashtë Fuqive të Mëdha bënë Durrësin kryeqytet të Mbretërisë, ata sot zunë një vend të keq, një fshat i qelbur, por Durrësin nën emrin Epidamus, siç quhej në kokrrat e vjetra, Cicëroi, dy mijë vjet përpara e përshkroi si një vend të bukur, të madh e të lulëzuar.

Në atë kohë ishte një qendër e madhe tregtie, por sot sikurse edhe fqinja e tij, Tivari në Veri, qëndrojnë si monumente të mëkatës së shkatërrimit turk. Në tokën e Epirit, ku sot 600.000 frymë rrojnë mizërish nën Pax Romana rronin 40.000.000 në lumturi. Do të shohim më vonë se jo natyra, por arti i zi e zbriti këtë vend nga lumturia e hershme në gjendjen e dhimbshme e të mjerueshme të sotme.

Shqipëria u qeth e u shkurtua në Traktatin e Berlinit, në ndarjen e Ballkanit e në Akordin e Londrës, sa që askush nuk mund të dijë sot sipërfaqen dhe popullsinë e saj. Mund të jetë e madhe sa shtetet Connecticut dhe Masachusetts, bashkë, dhe popullata mund të çmohet prej 500.000 në 1.500.000, por mesatarisht mund të jetë 750.000 banorë, p.sh. Shkodra, ka 40.000 banorë, por me pak përjashtime ky vend përbëhet nga fshatrat.

Në kohët prehistorike, para se poetët e Homerit të këndonin për Zotat e tyre dhe heronjtë e përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i quajtur pellazg, Herodotus. 1) iu hedh pellazgëve historinë, e cila këto i përmend shumë më parë se sa civilizimin e grekëve, punimi i ashpër që mbulon anët e Parthenon në Athinë akoma quhet pellazgjik. Këta ndërtuan muret e mëdha që ne i quajmë Cyelopean, dhe për të cilat thotë Profesor Pococke që qenë ndërtuar shumë më përpara se të ekzistonin grekët e Homerit.

Prej kësaj race të fortë pre-historike mbetën vetëm shqiptarët. Vetëm në kohë të vona u shkoqit se pellazgët qenë ilirianët e vjetër, e para degë indo-europiane, perandoria e të cilëve shtrihej që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu deri në Danub. Nga studimet e shkencëtarëve të rinj, si prof. Max Miller dhe prof. Pot, në gjuhën shqipe u stabilizua kjo origjinë. Këta Ilirianë u shpërndanë edhe në Itali si toskë (Tosc) rrojnë akoma në Shqipëri: në Itali rrojnë si Toscs, Tuscans, Etruskans.

Është e kotë të kërkohet për Zotat e Greqisë në Etimologjinë e gjuhës së saj; në gjuhën shqipe këta janë shumë të qartë dhe domethëniet e tyre shumë të drejta. P.sh. “Chaos” është hapsi (Kaopsi) – hapsirë; Erebus (son of Chaos – biri i Chaos) – er-het-os- me ba t’errët; Eranos, I-Vran-os, zona e reve, vranët; Zeus, Zaa, Zee, Zoot – Zot za rrufe; Athena – E thëna, me thanë fjalën; Nemesis, nemës – nam thirrje e djallit; Muse, Mosois – mësuesi; Aphrodite, Afërditë – afër ditës (agim).

1) Herodotus (484-25) p. K. Qe një historian Grek dhe u quajt Babai i historisë. U lind në Hallcarnassus n’Asin e Vogël.
Kur do të jetë studiuar mirë gjuha shqipe dhe kur të jenë zhvarrosur gojëdhënat e saj, atëherë shumë nga veprat e Homerit do të rishikohen dhe ca nga ato do të jetë nevoja edhe të korrigjohen. Herodotus nuk e dinte që emrat e heronjve të veprës së Homerit ishin fare qartë në gjuhën pellazgjike. E deri emri i vet Homerit mund të gjurmohet në gjuhën shqipe. I mirë, që në formën “Imiros” dmth poezia e mirë.

Në gjuhën shqipe është Agamemnos, Aigemendon, – ai që mendon; Ajax (Ajaks, si I-gheacs – gjaks, gjakderdhës; Priamos si Bir-i-ams, biri i së amës e me kuptim ironik – Biri i tokës, i vendit; Achilles (Akiles), i qiellës, një i zbritun nga qielli; Odysseus, i-oudhës, i udhës, udhëtari, ai që shëtit; Ithaka, I-thak-idhnak; Droilos, Droli (os), ai që druhet, frikacak.

Shumë të tjera mund t’i shtohen kësaj liste. Nuk është çudi në se njerëzit që kanë studiuar gjuhën shqipe, të thonë se ajo është gjuha origjinale e Homerit, edhe që grekët morën nga poetët pellazgjikë të shumtën e këngëve trimërie dhe heroike.

Sa dituri e madhe e pret arkeologun, kur toka shqiptare do të hapë thesarin e historisë pellazgjike.
Këta dhe shumë derivacione të tjera provojnë që shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshërve të tyre. Edhe përpara se dega helene njihej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandërit të Madh, që zaptoi Botën, dhe e Pirros të Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia, përballuesi i fundit i ushtrive zaptuese romake.

Një tragjedi, përtej imagjinacionit të tragjedistit, është ajo që një racë e vjetër, dhe e fortë erdhi në një gjendje kaq të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet si skandal i civilizimit europian.

Nuk është për çudi që otomanët nuk lejuan asnjë gërmim në tokën shqiptare, gjë që mund t’i sillte ndër mend këtij populli, lulëzimin e parë.

Exit mobile version