Epilogu

“Ministri rus dhe Gërvalla do ta sabotojnë iniciativën e Ramës kundër raportit të Dick Martyt”

Pas reagimeve të shumta të Kryeministrit Edi Rama, gjatë ditës së djeshme në Bruksel, por edhe iniciativës së tij për të votuar një rezolutë kundër shpifjeve, respektivisht raportit të Dick Martyt, ka reaguar edhe analisti Artan Behrami.

Ai në rrjetin social në facebook, ka shkruar se “Njeriu i parë që do ta sabotojë iniciativën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për një rezolutë kundër raportit të Dick Marty, nuk do të jetë vetëm Sergey Lavrov. Fatkeqësisht do të jetë edhe Donika Gërvalla”.

Dje u raportua se edhe shteti amerikan ka filluar të brengoset për situatën e krijuar në Gjykatën Speciale. Lëvizjet e para serioze politike kundër praktikave të përdorura nga Gjykata Speciale në rastin e Hashim Thaçit dhe liderëve tjerë të UÇK-së tashmë kanë filluar. Bëhet fjalë për lëvizje nga politika amerikane – kampi demokrat dhe ai republikan – që kanë shprehur brengë në lidhje me zhvillimet e fundit shqetësuese për shkeljen e të drejtave të të burgosurve.

Exit mobile version