Epilogu

Ministri serb Vulin: Dëshiroj që Kadri Veseli të jetë sa më larg prej meje

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi sot se Prishtina zyrtare nuk dëshiron dialog dhe se ideja e korrigjimit të kufijve nuk e gëzon, por beson se është e mundur.

“Unë dëshiroj që Kadri Veseli të jetë sa më larg prej meje që është e mundur, do të doja që ndërmjet tij dhe meje, ndërmjet neve dhe atyre të ketë një kufi të vendosur mirë dhe të fortë, pasi kur ta kemi, atëherë do të kemi siguri se paqja do të mbizotërojë” , tha Vulin për televizionin O2, transmetojnë mediat.

Vulin ka vënë në dukje se ideja e tij nuk mbështetet nga presidenti i shtetit Aleksandar Vuçiq dhe as nga Qeveria e Serbisë.

Sipas tij, zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të nënkuptojë të gjithë serbët, pavarësisht se ku jetojnë, duke thënë se Serbia nuk ka pretendime territoriale ndaj vendeve të tjera.

“Kadri Veseli, një terrorist shqiptar, kriminel i padënuar, sigurisht që dëshiron të bëjë gjithçka për të ndërprerë çdo mundësi të dialogut. Kur një terrorist shqiptar dëshiron të ndjekë penalisht njerëzit mbi të cilët ka kryer krime, atëherë kjo nënkupton se kjo botë nuk mund të ekzistojë nëse nuk vendoset drejtësia”, ishte shprehur Vulin.

Exit mobile version