fbpx
Lajme

Ministri Vitia kërkon hetim të detajuar për vdekjen tragjike të 26-vjeçarit

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka kërkuar që të hetohet vdekja e 26-vjeçarit.

Gjatë pasdites së të dielës një 26-vjeçar është hedhur nga një kat në Qendrën Studentore në Prishtinë, qendër kjo që është shndërruar në karantinë për personat që vijnë jashtë Kosovës.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke i shprehur ngushëllime familjes së 26-vjeçarit, ka kërkuar nga organet përgjegjëse që të zbardhin në detaje këtë rast, raporton lajmi.net.

“Dje kur po ndërtonim raportet me të dhënat pozitive që po vinin nga IKSHPK-ja u njoftuam nga kjo ngjarje tragjike. Ne si institucion nuk mund të paragjykojmë asnjë gjë rreth kësaj ngjarjes. Do të zbardhet në detaje çdo e dhënë në lidhje me këtë rast, nga angazhimi i MPJD-së, pritjes në aeroport, e qëndrimin në qendër. Pra prej ambasadës në Berlin e deri te stafi në Qendrën e Studentëve”, deklaroi Vitia.

Tutje ai shtoi edhe një herë se kjo është një ngjarje e rëndë dhe se nuk guxojnë të japin ndonjë mendim se si mund të ketë ndodhur rasti pa pasur fakte të mjaftueshme.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close