fbpx
Lajme

Ministria e Financave po verifikon aplikuesit për Pakon Emergjente

Ministria e Financave dhe Transfereve ka filluar ekzekutimin mjeteve nga Pako Emergjente për punëtorët e sektorit privat, atyre publik dhe skemave sociale.

Deri me tani janë ekzekutuar afro 15 mijë pagesa të masës prej 170 eurosh, derisa pjesa tjetër është duke u verifikuar.

Zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi, në një intervistë për Ekonomia Online tha se lista e punëtorëve është duke u verifikuar.

Me tej, Krasniqi deklaroi se skemat sociale që kanë qenë prej dy muajsh janë ekzekutuar.

“Informatat e fundit janë që masa 1 që ka të bëjë me skemat sociale janë ekzekutuar prej vendimit të Qeverisë që ka qenë prej dy muajsh. Masa e para është ekzekutua sipas Pakos Emergjente. Pjesa e masave që kanë të bëjnë kryesisht me punëtorët, qoftë rregull ose që janë largua kanë fillua me u ekzekutua”.

“Ka fillua pjesërisht me u ekzekutua masa prej 170 euro për punëtorët, i kanë përgatit listat natyrisht ndërmarrjet dhe janë ekzekutua rreth 14 mijë e 598 pagesa”.

“Pjesa tjetër është në shikim që duhet të verifikohen listat. Varësisht prej verifikimit të listave ajo pagesa duhet të vazhdojë”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi njoftoi se mbi 21 mijë pagesa janë ekzekutuar për punëtorët e sektorit publik. Ai bëri të ditur se pjesa tjetër e pagesës do të ekzekutohet me pagën e muajit maj.

“Është ekzekutua edhe masa prej 130 euro, janë ekzekutua për 21 mijë e 518 punëtorë të sektorit publik që mbi 7 mijë janë policë, pjesa tjetër është shtabi i emergjencës nëpër komuna”. “Është kryer vetëm për një muaj, kurse pjesa tjetër vjen me pagën e muajit maj. Janë edhe disa masa në përgatitje, por që ende nuk kanë filluar me u ekzekutua pasi është një punë e madh administrative që komisioni i themeluar prej Qeverisë duhet të verifikoj gjërat”, u shpreh Krasniqi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close