Epilogu

Mirena: Kur Surroi deklaroi se në Kosovë me fitoren e VV-së frynë erë lirie, u ndërtua vila e Radojiqiç

Shkruan: Ilir Mirena

Eshte per t’u pershendetur dhe perkrahur pa asnje rezerve aksioni i policise neper pronat e terroristit Milan Radojqiq.

Por, pushteti dhe servilet e tij te peshtire, ne kohen kur po kerkohet unitet perballe agresionit te Serbise ndaj Kosoves, te mos perpiqen me çdo kusht qe gjitheçka t’u faturohet qeverive te kaluara.

Ju perpiqeni, por pastaj po ziheni ne rrenat tuaja.

Edhe perpjekja qe koha e ndertimit te villes se kriminelit Radojqiq t’i faturohet lejeve te qeverive te kaluara po del te jete krejt ndryshe.

Pra, mos rreni. Nuk eshte koha per fajesime, por si te sillemi perballe agresionit te Serbise ndaj Republikes sone.

Ndertimi i villes se tij paska filluar diku ne vitin 2019. Dhe, eshte pikerisht ky vit, 2019’ta, ai momenti kur Veton Surroi e bene ate deklamimin e fuqishem qe do te jehoje nder epoka: “Ne Kosove fryne ere lirie”…

•Shihni ortofotot e gjeoportalit te Kosoves, si ishte me 2018 dhe si eshte me 2023

Exit mobile version