Epilogu

Misteri i zhdukjes së nëndetëses argjentinase

Vazhdon të mbetet mister zhdukja e nëndetëses argjentinase me 44 persona ekuipazh në bord.

Kërkimet për gjetjen e saj janë penguar nga kushtet e këqija të motit.

Ekipet nga disa vende kanë intensifikuar përpjekjet e tyre në Atlantikun e Jugut për të gjetur nëndetëse ARA San Juan, e cila u zhduk të mërkurën.

Anije u zhdukën 430 km (267 milje) larg brigjeve argjentinase.

Të shtunën, disa sinjale satelitore që mendohet se kanë ardhur  janë zbuluar afër gadishullit Valdez. Një aeroplan hulumtues i NASA’s është përdorur në një përpjekje për të gjetur lokacionin por ishte i pasuksesshëm.

Ekipet e shpëtimit gjithashtu janë penguar nga erërat e forta dhe dallgët e larta.

Exit mobile version