fbpx
Lajme

Mitrovicë, Gjilan: Një grua vdes e vetmuar në banesën e saj në Mitrovicë, Një burrë gjendet pa shenja jete afër lumit Llapushnicë

Një grua është gjetur e vdekur në Mitrovicë. Policia njofton se viktima është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Repoteri merr vesh se gruaja është rreth 60 vjecare dhe jetonte e vetme.

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmë në rajonin e Gjilanit, saktësisht në afërsi të fshatrave Llovcë dhe Burincë.

Rasti në fjalë është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se policia është informuar lidhur me rastin dhe se janë duke vazhduar punën, pasi trupi është ende i paidentifikuar.

“Policia është informuar se në një pyll, teren i papërshtatshëm në mes fshatrave Llovcë dhe Burincë, afër lumit Llapushnicë është gjetur një trup i pajetë. Trupi i pajetë është mashkull i paidentifikuar për momentin”, tha Hashani.

Ai theksoi se policia janë ende në vendin e ngjarjes dhe se nuk dihen saktësisht rrethanat dhe kush është personi në fjalë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close