fbpx
LajmeNdërkombëtare

Mobilizohen ushtritë e rajonit për Shqipërinë: Mes tyre edhe Vucic nis forcat speciale emergjent

Kryeministri i Shqipërisë, ka njoftuar për ndihmën që shtetet tjera po i bëjnë Shqipërisë, pas 21 tërmeteve të ditës së sotmes, e ndër ta është edhe Presidenti serb, Vucic i cili ka nisur një njësi të specializuar për emergjencë, transmeton gazeta Metro.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar për ndihmën që shtetet tjera po  i bëjnë Shqipërisë, pas shumë tërmeteve të ditës së sotmes.

Rama ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka nisur një njësi të specializuar për emergjencë që t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

Poashtu Kryeministri i Malit të Zi, Markovic, njoftoi se një skuadër speciale mbështetje për të dëmtuarit po niset drejt Shqipërisë, ka njoftuar Rama në Facebook.

“Kryeministri i Malit të Zi, Markoviç, njoftoi se një skuadër speciale mbështetje për të dëmtuarit po niset drejt Shqipërisë dhe po njësoj, një tjetër skuadër mbështetëse nga Serbia e specializuar në raste emergjencash, po niset drejt vendit tonë, më komunikoi Presidenti Vucic”, ka shkruar Rama në Facebook.

Po ashtu në një postim të tij të gjatë ka njoftuar edhe për ndihmat nga shtetet e tjera duke përfshirë, Kosovën, Turqinë, Malin e Zi, Francën dhe shtete të tjera.

Postimi i plotë i Ramës:

Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë

Kontaktet vazhdojnë intensivisht.

Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja

Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur, në çdo pikë ku ka rrënoja, si edhe për të asistuar të gjithë të dëmtuarit që kanë nevojë për ndihmën shëndetësore.

09.33:

Kryeministri i Malit të Zi, Markoviç, njoftoi se një skuadër speciale mbështetje për të dëmtuarit po niset drejt Shqipërisë dhe po njësoj, një tjetër skuadër mbështetëse nga Serbia e specializuar në raste emergjencash, po niset drejt vendit tonë, më komunikoi Presidenti Vuçiç

Kancelarja Merkel ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës në emergjencë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, dhe Kryeministri i Bullgarisë, Borisov, shprehën gatishmërinë për të aktivizuar mekanizmat e tyre të ndihmës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close