Leonard Kërquki, udhëheqësi i emisionit Pressing, ka treguar disa statistika për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ai ka theksuar se në disa sondazhe favorizohet Uran Ismaili për të hyrë në balotazh në Prishtinë.
Gjithashtu, edhe analistët e tjerë janë pajtuar me faktin se fushatën me kreative dhe interesante e ka pasur Uran Ismaili.
Albert Krasniqi është hulumtues dhe aktivist i shoqërisë civile në Kosovë, ka thënë se Uran Ismaili do të performojë më së miri nga të gjithë kandidatët e PDK-së ndonjëherë në Prishtinë.