Mohimi i masakrës së Reçakut, reagon Ambasadori Kosnett
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës asnjëherë nuk ka inkurajuar në mënyrë aktive ndryshimin e kufijve apo ndarjen.Gjatë një interviste për “KoSSeV”, Kosnett ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi nuk duhet të jetë e pranueshme për disa politikanë por për popujt e të dy vendeve”.
I pyetur nëse disa zyrtarë të Kosovës ishin të ftuar të merrnin pjesë në konferenca në SH.B.A. për shkak të vendimit për vendosjen e tarifës, Kosnett u përgjigj se mund të ketë pasur individë që ishin të ftuar të merrnin pjesë në konferenca “sepse menduam se kishte njerëz nga vendet e tjera që ata mund të kontribuojnë më shumë në një diskutim të veçantë. “
“Ne kemi thënë se nëse Kosova dhe Serbia bien dakord për një zgjidhje gjithëpërfshirëse që përfshin rregullimin e kufijve, ne nuk do ta refuzojmë atë, por është e rëndësishme që shikuesit tuaj ta dinë që SH.B.A. asnjëherë nuk ka inkurajuar në mënyrë aktive ndryshimin e kufijve, ndarjen, siç e kanë quajtur disa”, tha ai.
Ndërsa lidhur me deklaratat e fundit të krerëve serbë e kosovarë për “Masakrën e Reçakut”, ambasadori amerikan ka thënë që duhet të kenë kujdes kriminalizimin e të folurit, “njerëzit nga komuniteti i shumicës të cilët kanë pasur deklarata nxitëse nuk ishin akuzuar”.
Kosnett në këtë intervistë ka folur edhe për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili tha se ai duhej të bindte njerëzit se ai kishte për qëllim të ishte kryeministër i të gjithë njerëzve në Kosovë.
“Unë jam takuar me Kurti shumë herë, dhe mendoj se ai plotësisht ka ndërmend të jetë një drejtues që mendon për nevojat e të gjithëve në vend. Unë mendoj se është koha që të fillojmë ta tregojmë atë. Kurti duhet të fillojë të udhëtojë në vend dhe të takojë njerëz nga të gjitha komunitetet, jo vetëm udhëheqësit politikë, por edhe qytetarët e thjeshtë, “shtoi Kosnett.
Ai gjithashtu foli për dialogun Beograd-Prishtinë, duke theksuar se qeveritë duhet të negociojnë pa parakushte dhe duhet të “diskutojnë çfarë të dëshirojnë në tryezën e bisedimeve”.