Epilogu

“Adem Demaçi nuk ka folë fare me Albin Kurtin, njo 5-6 vjet, prej rastit që ndodhi tek banesa”

Kreu i PSD-së, i cili ishte bashkëveprimtari më i afërt i Kryeministrit aktual z. Albin Kurti, ka treguar disa detaje interesante për raportet e kryeministrit të tanishëm, me të ndjerin, simbolin e rezistencës kombëtare z. Adem Demaçi.

“Këta Adem Demaçin, bashkë edhe me mu, na prej 2011 kur se kemi propozu për kandidat për president atëhere Adem Demaçin, Adem Demaçi deri në vitin 2016 ose 2015, familjarët e tij mund ta dijnë më mirë nuk ka folë fare me Albin Kurtin. Asnjëherë hiç. Prej momentit në banesë kur i kemi thanë që s’do të bajmë kandidat e deri kur ka pasë një përkeqësim të gjendjes shëndetësore, për me shku në spital me e pa Albin Kurti, njo 5-6 vjet nuk kanë folë…”, tregoi Dardan Molliqaj në Debat Plus.

Simboli i rezistencës kombëtare – baca Adem Demaçi, kishte akuzuar liderin e Vetëvendosjes z. Albin Kurti se ka urrejtje patologjike ndaj Thaçit.

Këto detaje i ka dhënë ai për dokumentarin e shfaqur në Klan Kosova në vitin 2016.

Adem Demaçi gjithashtu ka treguar se se me Kurtin i kishte ftohur raportet kur për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës e kishte ftuar të shkonin në Ceremoni në Kuvend dhe ai kishte refuzuar.
https://epilogu.com/wp-content/uploads/2021/07/175672172_164252158930703_9097801810361042531_n.mp4

Exit mobile version