Shkruan: Dardan Molliqaj
KOSOVA, NË MES TË KRIZËS ENERGJITIKE, EKSPORTON 10 MILIONË EURO RRYMËS
Si ka mundësi që gjatë muajit janar, kur Kosova ka shpenzuar në peak-un e saj 1300mWh, ndërsa ka prodhur rreth 650mWh në mungesë të Bllokut B2, kemi eksportim në vlerë prej 10 milionë eurosh të energjisë elektrike?
Nëse kjo ka ndodhur gjatë periudhës kur përdorimi i energjisë është më i ulët atëherë pse nuk figuron po e njëjta shifër edhe gjatë shkurtit, kur tashmë B2 ka qenë në funksion, shpenzimi ka qenë i njëjtë sepse temperaturat atmosferike kanë qenë po aq të ulëta sa në janar?