Shefqet Kabashi, i mbijetuari i masakrës së Dubravës pati sot një përplasje në ambientet e Burgut të Dubravës, derisa po mbahej një ceremoni në 20 vjetorin e kësaj masakre.
Ai prishi rendin dhe qetësinë, duke u konfrontuar me disa pjesëmarrës aty, shkruan Indeksonline.
Kabashi pati kritika për udhëheqësit e vendit, duke thënë se nuk kanë çka të kërkojnë në atë ceremoni.
I menjëhershëm ishte reagimi i policisë së Kosovës, e cila e arrestoi atë dhe në veturën e tij e gjeti edhe një armë zjarri që e posedonte pa leje.
Policia e Pejës njofton për incidentin që ka ndodhur sot në ambientet e Burgut të Dubravës ku po mbahej ceremonia e 20 vjetorit të masakrës së Dubravës.
Shefqet Kabashi ka qenë dëshmitar në Hagë në procesin kundër kryeministrit Ramush Haradinaj.
Në ceremoninë e 20 vjetorit të masakrës ka qenë në agjendë që të merr pjesë edhe Haradinaj por që vizita e tij është anuluar pa dhënë sqarime.
Në videon e mëposhtme mund të shihni momentin e përplasjes së Kabashit në Burg të Dubravës. /Indeksonline/