Epilogu

Morina me detaje: Arben Ahmetaj më kishte thënë “të vras sepse po flet me Olta Xhaçkën”

Haki Morina

Meqenëse po flitet për Arben Ahmetajn, ish zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, nuk mu durua pa ju treguar diçka lexuesëve të mij në lidhje me këtë “personalitet” politik.

Diku në vitin 2009 apo 2010 u lidhem përmes mesengjerit me ish ministren Olta Xhaçka, cila në atë kohë ishte zëdhënëse e PS-së. Ajo interesohej për të kaluarën dhe kontributin tim në PS dhe shprehte dëshirën për të përfituar nga përvoja ime politike. Kjo ishte normale. Gjithashtu bisedonim gjatë edhe për mardhënjet Kosovë-Shqipëri dhe për shumë çështje tjera që kishin të bëjnë sidomos me zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Bile më kujtohet mirë që kemi biseduar edhe për largimin e PDK nga Internacionalja socialiste, (nga statusi i vëzhguesit) për të cilën ishim dakord që ky ishte një gabim i PDK-së. Në kulmin e këtyre bisedave, ndërhynë më msn Arben Ahmetaj, atëherë njëri nga drejtuesit e PS, (nuk jam i sigurt a ka qenë në kryesi të PS) me arrogancën dhe fjalorin e një rrugaqi, duke më sharë dhe kërcënuar në mënyren më të egër, si përshembull, të shkatërroj, të vras, ta bëjë kështu dhe ashtu. Kur i thash përse do të më shkatërrosh, tha, sepse po flet me Olta Xhaçkën

Edhe unë ja ktheva gati njësoj, jo për gjë tjetër, por vetëm për ti treguar që nuk je trim dhe skam si të kem frikë nga një frikacak. E dija se po të ishe i tillë, dmth trim, nuk do të sillej ashtu. Por kur dëgjova më vonë duke i thënë “Tigër”, thash me vete, mos isha more gabim?

PS-në dhe Edi Ramën, siç e dini, e kam mbështetur gjithmonë. E mbështes edhe sot, ama kur e bëri ministër dhe më vonë zëvendëskryeministër, thash me vete, por edhe disa të tjerëve, a është normal more Rama dhe PS-ja që e fuqizojnë kaq shumë këtë hundpatate, me bira të hundës si tunelli i Kalimashit që veç njeri i mirë nuk mund të jetë?!

E vetmja pikë që s’kisha çfar ti thoja Sali Berishës, ishte kur e përmendte Arben Ahmetajn.

Nejse, tash pasi Arben Ahmetaj po e akuzon Edi Ramën, papritmas u bë i dashur për Berishën, PD-në dhe sidomos për njeriun e tij të zemrës, gazetarin e Syri TV, Çim Pekën e “famshëm”.

Exit mobile version