Epilogu

Motra e Vjosa Osmanit në ATK, burri në MPJ e FSK, kushërira në rektorat e tezakja në Ministri të Pushtetit Lokal

Presidentja Vjosa Osmani, respektivisht familjarët e saj po rehatohen mirë në institucionet shtetërore, me funksione e paga të larta.

Mediumet e ndryshme kanë raportuar vazhdimisht për të afërmit e Presidentes Osmani që janë punësuar gjithandej nëpër institucioneve.

Ilona Osmani- Mrasori, motra e Vjosa Osmanit ishte njëra ndër 20 personat të cilët ishin punësuar në konkursin për inspektor tatimor në Administratën  Tatimore të Kosovës, në kohën sa Vjosa Osmani ishte pjesë e LDK-së.

Ajo kishte arritur të mposhtë një garë shumë të fortë për të siguruar një vend pune në ATK. Në këtë konkurs kanë konkurruar afër 2,000 persona, ndërsa në test me shkrim janë ftuar 512 kandidatë që i kanë plotësu kushtet minimale të kërkuara në konkurs.

Pas shpalljes së konkursit BIRN kishte kërkuar nga Administrata Tatimore e Kosovës që t’i lejohej monitorimi i këtij procesi të rekrutimit.

ATK nuk e ka lejuar BIRN-in të monitorojë këtë proces përkundër faktit që Ministria e Administratës Publike kishte dhënë interpretim të ligjit dhe rregulloreve në fuqi që monitorimi nga ana e shoqërisë civile nuk ndalohet me ligj dhe se i takon institucionit të vendosë për të lejuar apo mos lejuar monitorimin. Por, menaxhmenti i ri i ATK-së kishte vendosur që mos të lejojë BIRN-in.

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Osmani është i punësuar në MPJ dhe si punë sekondare në FSK.

Disa muaj pasi që tezakja e Vjosa Osmanit, Venera Çerkini ishte transferuar në pozitën e drejtoreshës në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, është rikthyer me një pozitë të re Ministrinë e Pushteit Lokal, si zëvendësuese së Sekretares së Përgjithshme.

Presidentja Vjosa Osmani, që në vazhdimësi kishte kritikuar punësimet familjare dhe ishte zotuar për luftimin e nëpotizmit, duket se e ka harruar këtë zotim pasi ka marrë pushtet.

Familjarët e saj në vazhdimësi janë punësuar e favorizuar në punët në institucione shtetërore.

Së fundmi nga pushteti është favorizuar edhe tezakja e sa.

Venera Çerkini, që është  vajza e tezes së Presidentes Vjosa Osmani është vendosur në pozitën e zëvendësuese së Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Pushtetit Lokal.

Gazeta Insajderi merr vesh se ajo ka nisur punën gjatë kësaj jave si zevendësuese e sekretareshës në vend të Trim Berishës, i cili po ashtu ishte zëvendësues i sekretarit deri në fund të vitit.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti u shkarkua para pak minutash nga kjo detyrë. Deri tek shkarkimi i tij erdhi pas një mbledhje që u thirr nga Këshilli Drejtues i UP-së. Në krye të rektoratit tash si ushtruese detyre do të jetë Luljeta Plakolli-Kasumi, kjo e fundit familjare me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.

Shkarkimi i Naser Sahitit nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës ia lëshoi rrugën një familjareje të presidentes.

Exit mobile version