Epilogu

MPJ: Gjuriq kishte leje për hyrje në Kosovë por përpiqet ta paraqes Kosovën si jo bashkëpunuese

Mediat serbe gjatë ditës së sotme kanë raportuar se drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Por nga Ministria e Punëve të Jashtme është bërë e ditur se kërkesa e Gjuriqt për vizitë në Kosovë ishte aprovuar.

Jetlir Zymberaj nga kjo ministri ka thënë se Gjuriq është përpjekur që në mënyrë të inskenuar ta paraqesë Kosovën si palë jo bashkëpunuese, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Vetviktimizimi i zyrtarëve nga Serbia,

Me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik, dëshirojmë t’ju njoftojmë që bazuar në rregullat dhe procedurat në fuqi, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, pas pranimit të kërkesës për vizitë në Kosov nga ana e zotit Marko Gjuric e ka aprovuar kërkesën dhe e njëjta i është përcjellur edhe zotit Gjuric dhe autoriteteve përkatëse.

Andaj, teatri i inskenuar nga ana e zotit Gjuric për gjoja refuzim të kërkesës për hyrje në Kosovë, është vetëm një përpjekje e dëshpëruar e tij për ta paraqitur Kosovën si palë jo bashkëpunuese.

Në të kaluarën, sikurse që do të ndodhë edhe më tutje, MPJ miraton ose refuzon kërkesa. Dhe secilit vendim i kemi qëndruar ballëhapur. Nuk kemi nevojë për dramaticitet të shtirur në këtë fazë kur po punojmë intenzivisht për evropianizimin e rajonit.

Exit mobile version