Epilogu

MTI nga kjo datë do t’i “hallakat” të gjithë hipermarketat kosovar

Me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit dhe informimit të bizneseve si partnerë në zhvillimin ekonomik, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) i njofton të gjitha bizneset (hipermarketet), që operojnë në rrjetin tregtar në Republikën e Kosovës, se duke u bazuar në shqetësimet e ngritura dhe ankesat e shumta të konsumatorëve në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në MTI, nga data 19.12.2017 deri më 31.12.2017, do të organizojë fushatë inspektimi në të gjitha pikat e hipermarketeve në tërë territorin e vendit.

Gjatë këtij  inspektimi do të bëhet verifikimi i gjendjes reale të çmimeve të produkteve të ekspozuara në shtande dhe çmimeve në arkë.

Exit mobile version