fbpx
LajmeShëndeti

Muajin e ardhshëm pritet të hapen kopshtet

Ka shumë gjasa që në fllim të muajit të ardhshëm do të hapen kopshtet e fëmijëve.

Kështu deklaroi kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Shefi i ekzekutivit tha se Ministria e Shëndetësisë është duke përgatitur manualin dhe doracakun të situatave për menaxhim të masave, në mënyrë që mos të ketë rritje të përhapjes së Covid-19.


“Ka shumë gjasa që në llim të muajit të ardhshëm do të hapen kopshtet, çerdhet e fëmijëve. Mirëpo tash Ministria e Shëndetësisë është në përgatitje të manualeve, doracakut të situatave të tilla në mënyrë që edhe të bënë largimin e masave. E në anën tjetër gjithashtu të mos kemi ndonjë rritje të
infeksioneve. Edhe për xhamitë, kishat të gjitha po përgatiten manuale të tilla në mënyrë që të drejtat që po krijohen për qytetarët, po kthehen për qytetarët, mos të rezultojnë me kthim të infeksioneve”, thotë ai.


Ndryshe, prej nesër hapen xhamitë dhe kishat ku besimtarët do të ndjekin një protokoll se si duhet të sillen, ndërsa tashmë mbetet për t’u parë se kur do të hapen edhe institucionet shkollore

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close