Epilogu

Mulhaxha: Thaçi arriti të krijojë një Qeveri të jashtëzakonshme

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, është ndërlidhur sot për deklaratës së Presidentit Hashim Thaci se “urren gjendjen e jashtëzakonshme”, për të thënë se ai më shumë e urren Albin Kurtin.

“Edhe pse Thaçi deklaron tani se e urren gjendjen e jashtëzakonshme, si duket shumë më shumë e urren Albin Kurtin dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! meqënëse përkundër kësaj, kishte vendosur që ta shpallte pa asnjë arsye në atë kohë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Isa Mustafën dhe Agim Veliun”, është shprehur ajo përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Ajo çfarë vërtet arriti të krijojë është një Qeveri e jashtëzakonshme”.

Exit mobile version