fbpx
Lajme

Mulliqi: Këtë foto të Sami Lushtakut e realizova në 1998, pas luftimeve u plagos në këmbë

Shkruan: Haqif Mulliqi – fotograf i luftës

Kjo foto është realizuar diku nga mesi i muajit maj të vitit të luftës 1998. E kam bërë në Prekaz, në odën e Ilaz Kodrës, tashmë dëshmorë dhe hero i Kosovës. Atë natë ndodhi takimi im i parë me Sami Lushtaku, i cili ishte plagosur në këmbë, diku tek Landovica e Prizrenit, në përballje të drejtëpërdrejtë me forcat çetnike serbe. Gjithashtu, për të parën herë, aty u takova edhe ne luftëtarin tjetër të Lirisë, Jakup Nura, anëtar i orëve të para të UÇK-së. Ilazin e kisha mik të vjetër dhe, për të, kisha konsideratë të jashtëzakonshme.

Asaj nate e realizova edhe intervistën e parë me tre komandantë të UÇK-së, ku i prezantoheshin publikut, me emër, mbiemër si dhe me fotografi, gjë që nuk kishte ndodhur deri atëherë. Jo pse ishte intervista e parë, dhe si e tillë, besoj, edhe historike, por, ky moment e shënon kthesën e madhe në komunikimin e UÇK-së, qoftë me publikun e brendshëm, ashtu edhe atë të jashtëm.

Pas saj, në këtë fushë, gjithçka ishte ndryshe.Asaj mbrëmjeje ne mua, në odën e Ilaz Kodrës ishte edhe miku im, luftëtari, Haxhi Bejta.Pas komplikimeve të vogla që kisha me foto-aparatintin, asaj nate, megjithatë, me sukses, ia dola që, përveç intervistës së jashtëzakonshme, të realizoja, një numër fotografishë, njëra prej të cilave është edhe kjo që po e publikoj këtu, për herë të parë.Ky ishte një prej çasteve më mbresëlënëse për mua, jo vetëm gjatë lufte, por edhe në jetën time, në përgjithësi.Nata që nuk mund të zëvendësohet me asgjë!#perjetesishtuck

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close