Ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati pas publikimi të koeficientit 105, ka folur për pagat e gjyqësorit dhe prokurorëve.
Murati ka thënë se sistemi i drejtësisë nuk duhet ta diskutojë pagën e tyre.
“Sa i përket gjyqësorit, unë nuk konsideroj që, sistemit të drejtësisë, duhet të diskutojmë për pagën e dikujt që mesatarisht, paga ka qenë 2700 euro’, ka deklaruar Murati. A mendoni se është e drejtë që dikush të paguhen 2700 euro në një vend ose në një sistem ku paga mesatare është 600, ka qenë, 620, dhe po bëhet 730…Hendeku kaq i madh prej pagës më të ulët të sistemit publik deri tek më e larta, ka qenë njëzet fish” – ka thënë Murati në RTV Dukagjin.
Sipas Muratit deri më tash është zvogëluar hendeku prej pagës së larta sa ka ekzistuar e deri te paga më e ulët.
“Situata është rirregullim dhe standartizim, nivelizim i pagave. Ka paga të cilat janë vendosur sipas hierarkisë kushtetuese. Dhe po besoj se të gjithë do duhej t’a përshëndesnin këtë fakt sepse edhe ka rregullim dhe trajtim të drejtë por edhe është zvogëluar hendeku siç thash, prej pagës më të lartë sa ka ekzistuar dhe deri te paga më e ulët”, ka deklaruar ai.