Analisti politik Imer Mushkolaj ka ironizuar fortë me Lëvizjen Vetëvendosje pas arritjes së marrëveshjes për energji ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Blic.
Ai ka shkruar se marrëveshja e arritur është e vitit 2013 e që kundërshtohej ashpër nga Vetëvendosje ku me të njëjtën marrëveshje, Kosova dhe Serbia u pajtuan sot në Bruksel.
“VV: Marrëveshja e vitit 2013 për energjinë paska qenë e mirë. Na falni, nji fëmijë i vogël e ka kundërshtu dikur”, ka shkruar Mushkolaj.