Epilogu

Mustafa Nano tregon pse ishte kundër shqiponjës së Xhakes e Shaqirit

Pasi bëri bujë intervista e analistit shqiptar, Mustafa Nano, ku tha se serbët dhe shqiptarët janë të njëjtë, Nano shpjegon për Frontal se çfarë kishte nënkuptuar me këtë lidhje që, sipas tij, kanë shqiptarët e serbët.

Nano pasi shpjegoi edhe njëherë opinionin e tij mbi lidhjen e ngushtë të dy popujve, tregoi edhe për kritikat që ai pati për festimin e golave me shqiponjë të dy futbollistëve nga Kosova që luajnë për Zvicrën, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, kur ata shënuan kundër Serbisë në Botëror.

“Shqiponja është një gjest shumë i bukur, por duhet të përdorim ku duhet”, ka thënë Nano, transmeton Express.

Sipas Nanos, ndeshja kundër Serbisë dhe nën ngjyrat e kombëtarës së Zvicres, nuk ishte situata e duhur ku dy futbollistët me prejardhje nga Kosova duhej të festonin me shqiponjë.

“Ata po luanin për një kombëtare tjetër. Nëse Shaqiri dhe Xhaka janë aq patriotë, le të zhveshin fanellat e Zvicrës dhe le të luajnë për kombëtaren e Kosovës”, ka thënë ai.

Exit mobile version