Epilogu

Mustafa: Nuk kanë çfarë tregojnë nga puna e Qeverisë Kurti, prandaj merren me të kaluarën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, në një intervistë në emisionin “Përballje”, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur për grevën në arsim, qeverisjen nga LVV, e inlacionin.

Mustafa gjatë intervistës tha se LVV në vitin 2019 e kishte përkrahur SBASHK-un me të njëjta kërkesa të cilat i kanë sot, e të cilat siç tha ai tash që janë në pushtet i kundërshtojnë ato.

“Jo më larg se në vitin 2019, kur kishte greva dhe protesta të ngjashme nga sektori i arsimit, ishte kryeministri i tanishëm që në atë botë ishte kryetari i një partie opozitare, mbante dhe konferenca të përbashkëta me udhëheqësit aktual që ishin dhe në atë botë të SBASHK-ut, të cilët i bashkëngjiteshin kërkesave të tyre atëherë të cilat janë të ngjashme me këto të sotmet. E tani që janë në pushtet i refuzojnë ato dhe liderët e njëjtë që kanë qenë në vitin 2019 e që janë sot po të njëjtit liderë të SBASHK-ut i quajnë organizatë para politike, kriminale, njerëz që po bashkëpunojnë me opozitën”, tha ai.

Sipas tij, ish ministri i Financave, Avdullah Hoti në atë kohë ua kishte ekzekutuar pagat mësimdhënësve, në krahasim me ministrinë e tashëm të Financave, Hekuran Murati i cili nuk e ka bërë të njëjtën gjë.

Besian Mustafa nga LDK, gjatë intervistës në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu /Foto: Ridvan Slivova/

“Hoti kur ka qenë ministër i Financave, në fund të ditës ua ka paguar pagat të gjithë mësimdhënësve. Atë kohë ishte arritur dhe një marrëveshje mes Ministrisë së Financave dhe SBASHK-ut. Mësimdhënësve u është paguar paga, ndërsa ministri i tanishëm nuk e ka bërë të njëjtën gjë. Dhe cka është më e keqja se tek ministri Murati ka një mburrje, si dhe tek të gjithë përkrahësit e LVV-së. Po ashtu kanë krijuar dhe një frazë ‘pa punë, nuk ka pagë’, etj”, ka thënë Mustafa.

https://cdn.jwplayer.com/players/J2GM2n9Q-XTrGlTbj.html

Mirëpo i pyetur se si e sheh një zgjidhje për këtë proces, Mustafa tha: “Në këtë kohë krize imagjino një mësimdhënës që ka një pagë 500 euro, ka një bashkëshort apo bashkëshorte dhe ka mesatarisht dy fëmijë. Si do ta paguajë energjinë elektrike, ujin, si do t’i blejë librat e fletore, lapsat për ata fëmijë. I gjithë muaji do të shkojë pa asnjë cent në atë familje. Dhe çka është më e rëndësishme shumica prej tyre kanë edhe kredia. Bankat komerciale nuk do të kenë projekte dhe pako ekonomike për kredi marrësit. Ata s’kanë me çka ti paguajnë këstet e kredive…”.

Mustafa po ashtu foli edhe për videon e publikuar nga LVV-ja, për të cilën tha se kjo qeveri në vend që të merret me reklamin e punës së tyre, ata merren me qeverisjet e kaluara.

“Sikurse në rastin e SBASHK-ut, para disa vitesh ishin partner të LVV-së, sa ishte në opozitë tanimë që janë në pushtet i kanë kthyer në rivalë, pra gjithnjë duke gjetur një arsyetim për mos punën e tyre, për dështimin e tyre…”, theksoi ai.

Besian Mustafa nga LDK /Foto: Ridvan Slivova/

Tutje ai tha se LVV-ja e cila udhëheq në disa komuna të Kosovës është në koalicion me disa parti politike, të cilat në këtë video i quan “parti shkatërruese të Kosovës”.

“Por e njëjta LVV në komuna që udhëheq po ashtu ka koalicione në nivel të kuvendeve komunale me po të njëjta parti. Pra si është e mundur që të gjitha këto parti qenka parti shkatërruese, e kriminale dhe në nivel komunal LVV bën koalicione me po të njëjta parti. Realiteti i fundit në Kosovë, për veç që kemi parti me 50 për qind të votave, realisht në zgjedhjet e ardhshme kurdo që mbahen do të ketë një kombinim, pra një koalicion të partive politike. Nuk do të ishte e çuditshme sikur LVV që ka qenë në koalicion me LDK-në, realiteti politik do të bëjnë sërish koalicion me ndonjë parti politike…është një video që do ishte e kuptueshme për një parti të sapo themeluar…pra cili është qëllimi i një video të tillë nga një parti e cila ka një pushtet absolut, si në kuvend, si në qeveri, pra është e çuditshme”, potencoi ai.

Deputeti i LDK-së, gjatë intervistës u shpreh se Vetëvendosje me këtë video janë duke arsyetuar mos punën e tyre në këto dy vite qeverisje.

“LVV po arsyetojnë për mos punën e tyre me këto video. Pra një qeveri e cila ka pushtet absolut dhe ‘po arrin rezultate absolute në terren, pra po punon mirë, ekonomi, arsim, shëndetësi, çkado tjetër do të bënte reklamë për punën e saj…’ Sihni ç’kemi bërë me arsimin. Shihni ç ‘kemi bërë me shëndetësinë, me energjinë, inflacionin, etj. Pra do t’i bënte reklamë punës së saj. Nuk po shohim asnjë video reklamuese të punës së tyre, po shohim vetëm akuza ndaj asaj çka ka ndodh në të kaluarën. Imagjino sikur për 20 vite të gjitha qeveritë e Kosovës të bënin të njëjtën gjë, të prodhonin video Kosova në vitin 1989-të, në vitin 1992, 97, 98,99 s’po mundemi të punojmë se e shkatërroi Serbia, Kosovën. Do të ishte e çuditshme pse një parti në pushtet ankohet se çka ka ndodh në ato vite. Je në qeveri për të ofruar zgjidhje, e jo ankesa. Ankesa kanë qytetarët e qeveria ofron zgjidhje”, u shpreh Mustafa.

Besian Mustafa nga LDK, gjatë intervistës në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu /Foto: Ridvan Slivova/

Mustafa deklaroi se LDK dëshiron që Qeveria Kurti ta përfundojë mandatin.

“Shpreh dëshirën time dhe shumicës së deputetëve të partisë time, por sa kam vërejtur dhe nga partitë e tjera, shpreh dëshirën tonë që kjo qeveri të vazhdojë mandatin e plotë katër vjeçare. Kjo për dy arsye: E para që të kemi më në fund një stabilitet politik në Kosovë. Problemi politik po krijon jo stabilitet në shumë fusha. Dhe e dyta që një parti ka hapësirë që të shfrytëzojë të gjithë planin e saj dhe vizionin e saj dhe të ketë një mandat të plotë katërvjeçar. Por nëse nuk përmirëson standardin e jetesës, ndëshkohet me votë, por nuk mund të ketë më arsyetime se na u ndërpre mandati përgjysmë. Ke pasur një mandat të plotë katërvjeçar, nëse të vlerësohet puna fiton dhe një mandat të dytë, nëse jo…”. /Telegrafi/ 

Exit mobile version