Epilogu

“Na rrahën me shkop druri, këmbët i kam të kalbura”, Ziso Kristopuli kujton rrëmbimin e Remzi Hoxhës: Më detyruan që të firmosja 

Kur kanë kaluar 25 vite nga zhdukja e Remzi Hoxhës, trupi i të cilit nuk është gjetur, Ziso Kristopuli, një prej të rrëmbyerve bashkë me biznesmenin, ka folur në Fax News, ku ka rrëfyer edhe njëherë ngjarjen e ndodhur.

Kristopuli thotë se ndaj tij janë kryer tortura ç’njerëzore, ndërsa është detyruar që të firmosë dëshmi që nuk kanë qenë të vërteta, vetëm e vetëm që të lirohej nga torturat.

“E kemi përjetuaar shumë keq, një aventurë e gangsterëve të SHIK-ut. Ishte e mërkurë, ora 09:00 e vitit 1995, isha te biznesi i një pularie, kur më rrëmbyen. Erdhën me makinë, u prezantuan si të kontrollit të lartë të shtetit. Më kërkuan një dokument, dhe më pas u futa në makinën e tyre. Më thanë do vish me ne deri në Sarandë, por nuk më treguan se pse.

Hynë në makinë disa persona të tjerë, nuk e njihja më parë Remzi Hoxhën dhe Avni Koldashin. Vajtëm në Vain të Lezhës, nga ku më nxorën ditën e diel. Më shtrinë në krevat me këmbët e lidhura, na torturuan, na rrahën shumë keq, na gjuanin me shkop druri, unë ende i kam të kalbura këmbët. Ishin këlyshët e Kumbaros, kemi pësuar tortura nga më çnjerëzoret. Mua më akuzuan se kisha mbushur fletët e referendumit, ku kishte humbur Berisha.

Unë asokohe transportoja armët që vinin nga Mali i Zi, kjo ishte akuza për të cilën ata më dhunuan. Unë nuk pranova asgjë, një nga ata djemtë, që unë i quaj të mirë, më tha që firmos ça të të japin ata, se ndryshe nuk do të dalësh i gjallë, dhe ashtu bëra. Në dhomë nuk kam qenë me Remzi Hoxhën, atë nuk e kemi parë që prej ditës që na kanë mbyllur në dhoma, kemi dëgjuar vetëm disa të bërtitura nga dhoma tjetër”, u shpreh Kristopuli.

“Unë kam bërë tentativa që të më ndryshojnë akuzën, se më kanë hequr mua faktin që kam qenë viktimë, dhe më kanë lënë vetëm dëshmitar. Kolgjini ka marrë 70 milionë lekë dëmshpërblim, dhe unë që jam torturuar më kanë lënë vetëm si dëshmitar të ngjarjes”, shprehet më tej ai.

Exit mobile version