Epilogu

Nagavci: Është dashur të rrëzohej Qeveria “Kurti” që të arrijmë në këtë pikë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes së djeshme në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo ka  thënë se është dashur të rrëzohej Qeveria “Kurti”, dhe të krijohej një qeveri pa legjitimet që të arrijnë në këtë pikë.

“Në Shtëpinë e Bardhë na përfaqësoi një delegacion pa legjitimitet e pa kompetenca, persona që as vet nuk kanë ditur se çfarë marrëveshje do të nënshkruajnë, mjaftohen të entuziazmohen se Pres. Tramp do të jetë i pranishëm gjatë cermonisë së nënshkrimit të marrëveshjes. Na bënë pa asnjë arsye pjesë të fushatës elektorale në USA duke marrë anë, duke cenuar sovranitetin tonë e duke i krijuar shumë lehtësi Serbisë në realizim të synimeve të saj”, ka shkruar Nagavci në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Është dashur të rrëzohej Qeveria Kurti, të largohej partia fituese e zgjedhjeve dhe të krijohej një qeveri pa legjitimitet që të arrijmë në këtë pikë.

Në Shtëpinë e Bardhë na përfaqësoi një delegacion pa legjitimitet e pa kompetenca, persona që as vet nuk kanë ditur se çfarë marrëveshje do të nënshkruajnë, mjaftohen të entuziazmohen se Pres. Tramp do të jetë i pranishëm gjatë cermonisë së nënshkrimit të marrëveshjes. Na bënë pa asnjë arsye pjesë të fushatës elektorale në USA duke marrë anë, duke cenuar sovranitetin tonë e duke i krijuar shumë lehtësi Serbisë në realizim të synimeve të saj.

Pra kjo Qeveri koti e Presidentit Thaçi është krijuar me ndërmjetësimin e tij, për të shtyrë përpara projektet e negociuara nga ai. Nuk është hera e parë që projektet e Thaçit me Vuçiqin i finalizon me nënshkrim LDK, njëherë zt. Mustafa, e tani vartësi i tij, zt. Hoti.

Kjo marrëveshje i mundësoi Vuçiqit që pa asnjë siklet të cenojë sovranitetin e Kosovës pa dhënë asgjë, madje as simbolike.

Fat i mirë që ndërmjet kishim Albin Kurtin Kryeministër, ndonëse shkurt, mjaftueshëm për të dështuar projektin e plotë për lojë me territore të Thaçit.

Exit mobile version