fbpx
Lajme

Nagavci e VV-së: Presidenti skandaloz, patetik e dëshpërues

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherit anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka komentuar adresimin publik të presidentit, Hashim Thaçi, pas ngritjes së propozim-aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky fjalim i tij është më e mira që mund të japin tekstshkruesit e Presidentit, ndërsa për të nuk ka çfarë të flet pasi që nuk ka pritur asgjë më mirë e as më ndryshe prej tij.

Sipas saj, çasja e presidentit Thaçi është përçarëse, dhe ai është person që prodhon vazhdimisht kriza për mbijetesë politike.

“Përsëri skandaloz, jo vetëm në adresimin e tij patetik e dëshpërues, por mbi të gjitha në skenarët e tij që mund të vëreheshin mes rreshtave.
Një plan jo i mirë për vendin, në përpjekjen e tij për të shpëtuar veten. Dhe si gjithnjë tjerët do t’i ketë marioneta.”, ka thënë tutje Nagavci.

Ky është postimi i saj i plotë:

Ky fjalim pra është më e mira që mund të japin tekst shkruesit e Presidentit.
Për Presidentin Thaçi s’kam çfarë të flas. S’kam pritur asgjë as më mirë e as më ndryshe. Çasja e tij përçarëse, vënia e interesit personal mbi gjithçka tjetër, person që gjithnjë prodhon kriza për mbijetesë politike.

Përsëri skandaloz, jo vetëm në adresimin e tij patetik e dëshpërues, por mbi të gjitha në skenarët e tij që mund të vëreheshin mes rreshtave.
Një plan jo i mirë për vendin, në përpjekjen e tij për të shpëtuar veten. Dhe si gjithnjë tjerët do t’i ketë marioneta.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close